Bes Kallaku, mafioz si Xhon Goti me çuna prej Miloti...! /VIDEO

Është publikuar bashkëpunimi më i ri nga aktori Bes Kallaku, reperi Gent Fatali dhe Mixey, nën titullin “Na vjen dita”.

Kënga është risjellje e këngës së njohur italiane “Bella Ciao”.

Një nga detajet që ka rënë në sy nga ky klip është se shtëpia ku është xhiruar është e njëjta me atë të klipit “Dua”  të këngëtares Enca Haxhia, shtëpia që digjet në fund.

Në videoklipin e këngës së fundit, Bes kallaku vjen në versionin e një mafiozi “si Xhon Goti me çuna prej Miloti”.

Gjatë kësaj periudhe Kallaku ka publikuar disa klipe, duke kujtuar këtu bashkëpunimin me këngëtarin Ermal Fejzullahu.