VIDEO/ Artistja lë pa frymë Parisin për 12 minuta, më pas të gjithë shpërthejnë në duartrokitje

I gjithë Parisi dukej sikur kishte dalë në shesh për të parë spektaklin që ka dhuruar sot një akrobate e njohur të ecjes në tel në lartësi të mëdha.

Bëhet fjalë për Tatiana-Mosio Bongonga, e cila kishte vendosur të ecte në një telë në një lartësi rreth 35 metra mbi tokë në bazilikën “Sacre Coeur”, shkruan Syri.net.

Ajo nuk kishte asnjë mjet sigurie përveç talentit të saj për ta mbajtur ekuilibrin me atë në shkopit, prandaj një gjë e tillë ka bërë që të gjithë të pranishmit të mbanin frymën dhe të shikonin plot ankth.

Por kur ajo realizoi në mënyrë të mrekullueshme numrin dhe zbriti nga teli, të gjithë të njerëzit që kishin pushtuar sheshin kanë shpërthyer në duartrokitje dhe ovacione. /SYRI.net/