Deshamp e thotë emrin surprizë: Ky lojtar duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’

Pas 1 dekade, për herë të parë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë një dilemë e madhe deri në ditën e madhe të ceremonisë.

Shumë emra po përfliten mes kandidaturave favorite por dilema e vetme është nëse Messi dhe Ronaldo do të vijojnë dominimit kundrejt lojtarëve të tjerë.

Messi dhe Ronaldo dështuan me kombëtaret e tyre në Kupën e Botës por në krahun tjetër kanë zhvilluar një sezon fantastik me skuadrat e tyre, shkruan SYRI.net.

Didi Deshamp e ka fituesin e tij për Topin e Artë.

Sipas trajnerit të Francës, në një intervistë për “L’equipe”, këtë vit është Antuan Grizmann, që meriton të fitojë çmimin më prestigjioz në futboll në aspektin individual.

“Nuk është vetëm Grizman në garë, por ai është një kandidat i madh për ta fituar. Sipas meje, ai e meriton ta fitojë. Topi i Artë do ishte diçka fantastike për të. Kemi parë gjithmonë vetëm 2 emra, Messin dhe Ronaldon.

A e meriton Rafael Varan?

“Sigurisht që po.Ndoshta mund ta fitojë edhe një mbrojtës këtë çmim, por në përgjithësi e fitojnë sulmuesit. Shpresoj me gjithë zemër që ta fitojë një francez, për faktin se fituan Botërorin.” – përfundoi ai.