U vra nga hajdutët, medalistit olimpik i jepet lamtumira

Dora e krimit i mori jetën patinatorit kazak, Denis Ten.

Mijëra njerëz ditën e some morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës të mbajtur në pallat sporti në Almaty në nder të patinatorit të njohur dhe njëkohësisht medalistit olimpik, Denis Ten.

25-vjeçari u qëllua për vdekje me thikë në rrugë, pasi u përlesh me dy persona që po përpiqeshin t’i vidhnin pasqyrat e makinës.

Me lot në sy dhe lule në duar, fansat e Ten shpalosën edhe një pankartë të madhe, ku shkruhej “Na fal, që nuk mundëm të të shpëtojmë”.

Denis Ten u bë patinatori i parë kazak që mori medalje Olimpike, duke u renditur i treti në Soçi, në 2014-ën, ndërsa në Korenë e Jugut u rendit i 27, i kushtëzuar edhe nga një dëmtim.