Arrestohet i hajduti i 'tmerrshëm' i Elbasanit

Një i ri është vënë në pranga dhe akuzohet për dhjetëra vjedhje në qytetin e Elbasanit.

Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se është prangosur 21-vjeçari me inicialet A. Z., nga Gramshi.

Sipas policisë, i riu është kapur për një vjedhje të ndodhur në fshatin Kuqan, por më pas i janë zbuluar edhe vjedhjet e tjera.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë.

Arrestohet një 21 vjeçar i dyshuar si autor i vjedhjeve.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike dhe një shumë parash.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në sajë të një pune të mirëorganizuar u bë e mundur arrestimi i shtetasit:

A. Z, 21 vjeç, banues në lagjen nr.1 Cerrik. Ky shtetas u arrestua pasi, më datë 18.07.2018, në fshatin Kuqan, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh në dyqanin e shtetasit L.S..

Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë si dhe një sasi lekësh

Po nga veprimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimit, dyshohet se ky shtetas ka kryer disa vjedhje të tjera dhe konkretisht.

Më datë 11.07.2018, në lagjen "Haxhias" Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit E.K.

Më datë 13.07.2018, në fshatin Trunxh, Cerrik, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.K.

Më datë 17.07.2018, në fshatin Shtërmen, Cerrik, dyshohet se ka vjedhur një pompë vaditëse të shtetasit F.Xh

Më datë 09.06.2018, në Belsh, dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases D.D., një sasi lekësh.

Në datë 10.06.2018, në lagjen Haxhias Elbasank, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit A.Ç.

Më datë 16.06.2018, në lagjen "Haxhias" , Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit A.T.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Vjedhja", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", të parashikuara nga nenet, 134 e 283 të Kodit Penal.