VIDEO/ Vedat Ademi i rikthehet më fund muzikës, publikon klipin e ri!

Pas një periudhe të gjatë shkëputje këngëtari Vedat Ademi i është rikthyer tregut muzikor me një produksion të ri.

"Zemrën time ke", - titullohet klipi i tij më i ri. Kënga dhe klipi janë me ritme verore, ndërkohë që Vedatin e shohim në formë.

Prej kohësh ai dhe familja e tij jetojnë në SHBA, ndërkohë që pak kohë më parë ai është bërë sërish baba i një djali.