Ja çfarë ndodhë nëse Presidenti kthen ligjin që shemb Teatrin Kombëtar

Duke folur në studion e SYRI.net përballë gazetarit Alen Xhelili, avokati Altin Goxhaj është shprehur se tani pritet vendimi i presidentit Ilir Meta në lidhje me ligjin e miratuar në Kuvend, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas Goxhajt, nëse presidenti Meta kthen ligjin me një arsyetim, atëherë ky ligj nuk mund të kalojë në Kuvend për të paktën 3 muaj.

Goxhaj u shpreh duhet të bëhen të paktën 3 lloje verifikimesh.

‘Duhet të nisin verifikimet ndaj firmës Fusha.

Në të paktën 3 gjykata, e lartë, penale e civile.

Në hipotekën e Tiranës.

Në drejtorinë e Tatimeve dhe taksave.

Është edhe një institucion tjetër që është Prokuroria e Tiranës. Është regjistruar një kallëxim penal ndaj firmës Fushaj dhe Erion Veliajt për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare’, është shprehur Altin Goxhaj në studion e SYRI.net.