Bomba e Goxhaj: Ja prova se kullat tek Teatri do ndërtohen me paratë e drogës

Avokati Altin Goxhaj i ftuar në studion e SYRI.net ka dhënë prova se ndërtimi i kullave në vend të Teatrit Kombëtar po bëhet me para droge.

Sipas Goxhajt, kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur dje në emër të opozitës dhe tani duhet të nënshkruhet një marrëveshje me qytetarët që bëhet fakt.

‘Firma Fusha sipas të dhënave në QKR e QKB, ka të ardhura shumë të pakta që ka 100 apo 200 mln euro investim dhe nuk mund të financojë një ndërtim të tillë.

Dje Lulzim Basha doli e ju tha bankave apo financuesve që do të hidhen në erë kullat.

Pra ato nuk do financojnë. Ndërtimi i tyre pra i bie që të bëhen vetëm me paratë e drogës.

Tani Basha do të duhet të nënshkruajë një kontratë me qytetarët për ta formalizuar deklaratën e tij.

Të gjitha kokat më të njohura të Shqipërisë janë bërë bashkë me artistët’, është shprehur avokati Altin Goxhaj përballë gazetarit Alen Xhelili në studion e SYRI.net.