Xavi e jep emrin: Barcelona duhet të transferojë këtë super lojtar!

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandes ka rekomanduar klubin katalanas për të nënshkruar me ‘yllin’ e PSG-së, Adrien Rabiot.

 “Ai është një lojtar i një niveli të shkëlqyeshëm teknikisht”, tha Xavi për Mundo Deportivo kur u pyet për Rabiot.

“Ai mund të luajë në mënyrë të përkryer si një mesfushor qendror në Barça. Ai mund të kontribuojë shumë, por tashmë po hyn në sferat e spekulimeve. Unë kam lexuar shumë për Griezmann këtë verë dhe, në fund, ai qëndroi në Atletico. Por nëse Rabiot vjen, ai do të jetë një nënshkrim i madh”, ka përfunduar Xavi.