Shikon si duket Xhensila, FOTOT e para të saj pas lindjes në Spitalin Amerikan

Rreth një javë më parë këngëtarja Xhensila Myrtezaj solli në jetë fëmijën e saj të parë, nga martesa me aktorin e humorit Besarta Kallaku.

Vogëlushen e tyre e pagëzuan me një emër mjaft origjinal, Ajka, si më të mirën e gjërave.

Por ndërsa e ka marrë veten nga lindja, Xhensila ka vendosur të falenderojë mjekët e Spitalit Amerikan, ku u ndoq gjatë shtatzënisë.

Ka qenë spitali ai që ka publikuar fotot nga vizita e këngëtares, ku në njërën prej tyre Xhensila shihet me një fustan të kaltër të lirshëm dhe në tjetrën, me një kostum me vija.

Këngëtarja duket mjaft mirë dhe ka humbur shumë kilogramë pas shtatzënia, ndërsa vjen si gjithnjë e buzëqeshur.

“Një përshëndetje e përzemërt e familjes më të re në kryeqytet! Mami Xhensila, Ajka dhe babi Besi shprehin mirënjohjen për stafin mjekësor te Spitalit Amerikan”, shkruhet në fotografitë e publikuara.