VIDEO/ Armë dhe 110 kg drogë poshtë krevatit, pranga shqiptarit

Një shqiptar 33 vjeç, i papunë dhe me precedentë penalë, është arrestuar nga karabinierët në Romë për trafik droge.

Duke hetuar në ambientet e shitjes së drogës në zonën Borghesiana, karabinierët lokalizuan vendbanimin e shqiptarit, në rrugën Forma Rotta, në të cilën dyshonin se fshihte armë e drogë.

Mbrëmë, pas një kontrolli rrufe, autoritetet bllokuan 33-vjeçarin, të cilit iu gjetën 11 thasë plastikë që mbanin 110 kilogramë kanabis, fshehur poshtë krevatit.

Brenda dollapit iu gjet një pistoletë model Beretta 98, e kalibrit 7.65, e cila rezultonte e vjedhur më 2008, me karikator të mbushur, 10 fishekë kalibër 9x21; një palë pranga pa matrikul; një kapuç që mbulon gjithë fytyrën; një kartëmonedhë 50 euro falso dhe 150 euro.

Shqiptari tashmë pret gjykimin në burgun në Regina Coeli.