Henry rikthehet në Angli si trajner, ja te cili klub...

Aston Villa thuhet se do ta emërojë Henryn si trajner pasi Nassef Sawiris e ka blerë një pjesë të klubit.

Miliarderi egjiptian ka blerë 55 % të aksioneve të klubit nga Tony Xia të premten, dhe me shumë gjasë do ta zëvendësoj trajnerin Steve Bruce me legjendën e Arsenalit.

Henry e ka shprehur dëshirën e tij për të marrë një detyrë si trajner i futbollit pas punës së tij si asistent i trajnerit, Martinez, me kombëtaren e Belgjikës në Kampionatin Botëror Rusia 2018.