Tanja La Croix, nga Ibiza në Gjakovë

HangoverFest ka konfirmuar të gjithë artistë që do të performojnë në festën më të madhe në ambient të hapur.

Nga data 23 korrik deri 4 gusht do të mbahet në Gjakovë festa më e madhe në ambient të hapur në një prej klubeve të qytetit.

HangoverFest që po synohet të bëhet një festë tradicionale në qytetin e Gjakovës do të sjellë top artistët shqiptarë për 13 netë rradhazi.

Befasia më e madhe do të jetë nata përmbyllëe, HangoverNight, ku nga Ibiza ateron superylli i muzikës elektronike, Tanja La Croix.

Ndër emrat tjerë të njohur që do të performojnë në netët tjera të HangoverFest janë edhe artistët më kulmorë shqiptarë bashkë me dhjetëra deejay të ndryshëm.

Tanja La Croix ka një biografi të bujshme, me mbi 26 këngë të publikuara në dy prej labelave më të mëdhenj të muzikës elektronike. Ajo këtë verë performon në destinacione prestigjioze si Mallorca dhe Mykonos para se të aterojë në Kosovë.

HangoverFest fillon të hënën me Dafina Zeqirin që e hapë festivalin bashkë me Lumi B. këngëtarë të tjerë që do të këndojnë në këtë festival: Nora Istrefi, Shkurta Gashi, Dhurata Dora, Ronela, Ledri, Capital T, Gheto Gease, etj.