Zyrtare, Milan me president të ri

Pas vendimit të dhënë nga CAS për skuadrën e Milanit për ta lejuar të rikthehet në Europa League, në klub kanë filluar reformat rrënjësore.

Së fundmi klubi i Milanit është duke zhvilluar asamblenë e aksionerëve të Milanit. Ashtu siç pritej është kërkuar largimi i drejtuseve kinezë dhe gjithë Këshillit Administrativ, ku përfshihet Marco Fassone.

Ndërkohë nga ana tjetër Paolo Scaroni është ai që do të jetë presidenti i Milanit.

“Unë jam një milanist, është një nder për mua”, kanë qenë fjalët e tij të para.