Vazhdojnë ‘rrjedhjet’ te Skënderbeu, Gledi Mici pranë Shkëndijës së Tetovës

Vazhdon evolucioni te Skënderbeu. Pas Enis Gavazaj, James dhe Sabjen Lilaj, Gledi Mici është i sakrifikuari i radhës te klubi korçar.

Thuhet se Mici ka arritur një akord verbal me skuadrën shqiptare të Superligës maqedonase, Shkëndija e Tetovës. Mbrojtësi i krahut të majtë shihet si një zëvendësim ideal për Cuculin në repartin e mbrojtjes, aty ku Shkëndija shfaqi mjaft probleme në ndeshjen e fundit kundër New Seints nga Uellsi në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve.

Mici pasi prishi kontratën me Skënderbeun ishte një futbollistë i lirë.  Karriera e deritanishme e 27-vjeçarit ishte e lidhur ngushtë me kampionatin shqiptarë, ku përveç me Skënderbeun, kishte luajtur edhe me skuadrat si Apolonia, Kamza, Flamurtari dhe Kukësi.