Fundjava vjen bashkë me rrezikun e pezullimit të patentës, mbrëmë e pësuan 14 vetë

Fundjava erdhi sërish dhe bashkë me të, rreziku i pezullimit të patentave për qejflinjtë e jetës së natës. Policia Rrugore ka publikuar videon e aksioneve të kryera mbrëmjen e kaluar, arrestimet që ka bërë për shpejtesinë dhe alkoolin. Gjatë natën u arrestuan dy drejtues mjetesh të dehur si dhe janë pezulluar 12 Leje Drejtimi per drejtim mjeti nën efektin e alkoolit  Aksioni u krye me më shumë prioritet në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.