FOTO/ Rita Ora çmend meshkujt e Barcelonës me fotot super seksi

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka filluar pushimet sërish. Ajo është fotografuar duke pushuar në një jaht në Barcelonë, ku pranë janë dhe disa miq.

27-vjeçarja ka bërë shpesh herë pushime në det gjatë kësaj vere dhe ka treguar se linjat trupore mbeten të përsosura.

E veshur me bikini të verdha, ajo duket se po relaksohet nën rrezet e diellit. Nuk dihet nëse pranë këngëtares është dhe i dashuri Andrew, me të cilin u fotografua në skena intime para pak kohësh.