Romë-Bruksel, tensione të larta për çëshjtet e emigrantëve

Rritet tensioni politik mes Romës dhe Brukselit pas vendimit të marrë nga Italia për të mos pranuar më zbarkimin "automatik" në portet italiane të emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe nga misioni europian Eunavavfor Med Sophia.

Në mbledhjen e Komitetit politik e të Sigurisë në BE (COPS) Italia ka lajmëruar se nuk do të aplikoj më rregullat aktuale të përcaktuara nga marrëveshja e operacionmit Sophia. E ka konfirmuar këtë lajm zëdhënësja për çështjet e jashtme europiane Maja Kocijançiç e cila është shprehur se "Italia ka kërkuar rishikimin e të gjithë planit operativ."

Vendimi i marrë nga Italia nuk është pritur mirë nga 27 vendet e tjera anëtare të BE të cilat shprehin preokupimin e fortë të tyre për mbylljen e porteve italiane si dhë për pasojat legale e operaitve që do të ketë ky vendim.

Kryeministri italian Giuseppe Conte i ka dërguar një letër kreut të Këshillit të Europës Donald Tusk e kreut të Komisionit Europian Jean Claude Juncker ku ndër të tjera shkruan se "është thelbësore të adoptohet një mekanizëm i Bashkimit Europian për administrimin e shpejtë e të barabartë të aspekteve të ndryshme të operacioneve të kërkim shpëtimit në Mesdhe, një tip qëndre për administrimin e kësaj krize me detyrën për të koordinuar aksionet e vendeve anëtare në gjetjen e porteve dhe vendeve të disponueshme për të mikpritur emigrantët e shpëtuar." "Sygjerimi im, shkruan kryeminsitri italian është që një mekanizëm i tillë të koordinohet nga Komisoni Europian,"

Nuk ka vonuar pëgjigjja e kreut të Komisionit Europian, Juncker i cili shprhet se "Operacioni europian Eunavfor Med Sophia luan një rol thelbësor në ndihmën ndaj Libisë për të aktivizuar masat kundër emigracionit klandestin, e çdo vendim për modifikimin e rregullave të këtij operacioni duhet vlërsuar me vëmëndje të lartë."