VIDEO/ Aksident tragjik, 17 të vdekur në një liqen në SHBA

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në SHBA, ku 17 persona kanë vdekur në një aksident tragjik të ndodhur në një liqen.

Një varkë është mbytur duke marrë me vete 17 personat.

Në varkën ishin 31 persona, kur ajo u përmbys në Tabel Rock Lake, një atraksion turistik popullor.

Nëntë nga 17 personat që vdiqën ishin nga e njëjta familje, sipas guvernatorit të Misurit.

Guvernatori Michael Parson tha se ai foli me një grua e cila i kishte treguar se kishte humbur 9 nga 11 anëtarët e familjes së saj.

‘Është e vështirë për të gjetur fjalët e duhura për ngushëllim’ tha ai për CNN.