Në Washington DC mbahet një aktivitet për gratë dhe vajzat shqiptare

Në kryeqytetin e SHBA-ve Washington DC eshte zhvilluar një aktivitet publik në qendër të të cilit janë zhvillimet Shqipëri, sidomos përsa i përket sfidave me të cilat përballen gratë dhe vajzat.

Takimi u fokusua në problematikat me të cilat përballen gratë dhe vajzat në SHBA, Shqipëri apo edhe globalisht, me fokus se si gratë po e transformojnë veten e tyre përmes krijimtarisë, bashkëpunimit dhe vendosmërisë së tyre.

Në panelin drejtues të këtij aktiviteti marrin pjesë Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA znj. Floreta Faber, themeluesja e Shoqatës së Grave dhe Vajzave Shqiptare (AAGW) znj. Amy Sebes, Drejtoresha e AAGW për Shqipërinë, znj Syri Pepa dhe Drejtoresha ekzekutive e Kate Spade New Jork Foundation znj. Valerie Biberaj.  

Aktiviteti po moderohet nga Teuta Bucaj, anëtare e degës së Shoqatës Pan Shqiptare Vatra në DC.