ZYRTARE/ Kamza transferon sulmuesin malazez

Kamza po fillon të formohet për sezonin e ri, me blerjet e reja. Ditën e sotme, klubi ka firmosur me sulmuesin malazez, Ognjen Roloviç.

Lajmi është konfirmuar nga klubi në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa sulmuesi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare.

24-vjeçari vjen nga ekipi i Birkirkarës nga Malta. Roloviç është 1.86m i gjatë, ndërsa këtë sezon ka qenë i huazuar edhe tek ekipi i Kercem Ajaks.