Telenovelat turke po bëjnë revolucion në televizion, ja pse aktoret turke janë kaq të pëlqyera nga publiku

Prej disa vitesh në televizionet shqiptare po transmetohen vazhdimisht telenovela turke të cilat zënë një hapësirë të konsiderueshme në programacionet e tyre.

Seriale që ndjekin njëra-tjetrën dhe personazhe që pëlqehen shumë nga publiku.

Aktoret turke kanë një detaj që i bën shumë të dashura nga publiku dhe kjo lidhet pikërisht me grimin e tyre. Pothuajse të gjitha personazhet kryesore shfaqen me një imazh të pastër dhe grim të thjeshtë.

Gjithashtu tek shumica prej tyre bien në sy vetullat e trasha dhe buzët, që në shumicën e kohës preferojnë të jenë natyrale.