Për batakçinjtë e sotëm dhe bastardet e djeshëm

Sot përgjatë gjithë ditës stafi propogandës së Bashkisë Tiranë ëe koordinim me bidetë mediatikë të qeverisë ka shpërndarë me kujdes dhe shpërndarë në çdo tv copy paste, një fake-news.

Së bashku me aktin të vjellandjellës ku ministri i fundit i sigurimit të shtetit nderonte të burgosurin e madh të komunizmit, u kujdesën në kontrast të shpërndajnë lajmin se Këshilltarët e PD kanë votuar kundër ose kane bojkotuar (për këtë nuk janë të sigurtë se helbete truri batakçinjve aq mban), vendimin e vendosjes se bustit të Arbnorit përpara Kuvendit.

Për hir të demokratëve dhe qytetarëve, dhe jo për zhgarravinat e qeverisë, po bej një sqarim se çfarë ka ndodhur.

Grupi i këshilltarëve të PD është në marrëdhenie të kushtëzuar me këshillin bashkiak Tiranë për shkak të 6 mandateve të falsifikuara socialiste në këshill.

Kjo dmth se këshilltaret e PD kane marre pjese ne seanca vetëm për te votuar ndihmën ekonomike, dhe janë larguar pas këtij momenti për çdo votim tjetër.

Integriteti i kalbur dhe i degraduar i drejtuesve te bashkise dhe shumicës socialiste ne këshill,ne njërën prej këtyre mbledhjeve, ne mënyre tinëzare dhe vulgare, pasi ka pritur qe te largohen nga salla këshilltaret e PD ka paraqitur surprize,pa njoftuar zyrtarisht siç është dhe detyrimi ligjor dhe etik ne rendin e ditës, vendimin për ngritjen e bustit te Pjeter Arbnorit para godinës se Kuvendit.

Lajmin se është diskutuar apo miratuar një vendim i tille e kemi marre vesh ne media bashke me komentin e propagandës se Bashkime se PD braktisi Arbnorin.

Unë po sfidoj Kryetarin e Këshillit Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkise Tirane te bëjnë publik rendin e dites kur është miratuar vendimi te shpërndare këshilltareve para mbledhjes e nëse ne ketë rend dite figuron vendimi për bustin e Arbnorit.

Asnjë rend dite me këtë vendim nuk ka patur.

Vendimi është futur tinzarisht, pa asnjë njoftim paraprak ne këshill ne momentin qe asnjë nga përfaqësuesit e opozitës nuk ndodheshin te pranishëm.

E tera për te bere diversionin e neveritshëm... se demokratet e PD e braktisen Arbnorin.

Pra ne pinjollët e te burgosurve braktisem shokun e qelive te etërve e gjyshërve tanë dhe se pinjollët e sigurimsave, kapterëve te ushtrisë, kryetareve te fronteve te lagjeve e spiuneve te antenave e pantallonave te gjata ,pas 70 vitesh u ka lindur ne zemër dashuria per figurën simbol te dhunës e te persekutimit komunist.

Këtë perversitet mund ta prodhojnë vetëm fundërrina njerëzore e monstra qe e rendojnë ne çdo hap token qe shkelin.

Kjo është e vërteta.

Te mjere te neveritshem, ju mendoni se kështu shijoni triumfin ndaj Arbnorit dhe atyre qe e nderojnë ?

E keni gabim batakçinj të mjerë, sot Arbnori serish ju mundi, ai nga atje ku është sot luftoi e mundi falsitetin dhe hipokrizinë me te cilin u përpoqët ta mbuloni.

Sot ai mbetet Mandela e këtij vendi...ndërsa ju sot hoqët çdo dyshim se jeni batakçinjve me te mëdhenj qe kjo toke ka njohur.