Pas fotos me mbathjet mes këmbëve, ky është prezantuesi i njohur që fjeti me Linda Rei

Në fillim të sezonit veror ajo u përfol për një lidhje me Berat Berhamaj, pas publikimit në rrjetet sociale të imazheve intime e erotike me djaloshin në fjalë.

Por duket se ka zgjatur vetëm pak javë kjo marrëdhënie dhe siç e ka bërë me dije vet, Linda Rei është hedhur në krahët e një mashkulli tjetër.

Këtë herë nuk është nga Kosova, por një prezantues i njohur italian. Fatlumi është moderatori italian i “Motorsport”, Francesco Skippy.

Siç duket, një histori e re është në horizont, e cila, le të shpresojmë se do të zgjasë më shumë se disa muaj vere.