Shkon në 17 numri i të vdekurve pas përmbytjes së varkës me turistë në SHBA

Bilanci i fundosjes së një varke me turistë në Misuri, në SHBA u përshkallëzua sot në 17 të vdekur, pasi zhytësit zbuluan trupat e katër personave të cilët rezultonin të zhdukur, njoftuan autoritetet.

“Trupat e të gjithë personave të zhdukur janë gjetur”, pohoi për median zëdhënësi i patrullës rrugjore të Shtetit të Missourit, Jason Pace.

Varka e cila transportonte turistë, kishte 31 persona në bord në momentin kur u përmbyt gjatë një stuhie të fortë.