Strazimiri: Kushti i qeverisë, po nuk ke vëlla kriminel...në burg. Xhevahir Karaj ka...

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar pas informacioneve të fundit se autoritetet zyrtare në Tiranë po përgatisin lirimin nga burgu të Artur Karajt, një trafikant ndërkombëtar qeniesh njerëzore, vëlla i Nëndrejtorit të Policisë së Kufirit, Xhevahir Karajt.

Strazimiri ka shkruar se Xhevahir Karaj është i përmendur në raportet për zgjedhjet e vitit 2001 si dhunues i komisionerëve të opozitës, sikundër është autor i mijëra shkarkimeve të paligshme në rradhët e policisë pas “riveshjes” në vitin 2013.

Jo pa ironi Strazimiri thotë se “kush nuk e plotëson kushtin e të paktën një vëllai kriminel, e ka vendin....në burg!”

Ja postimi i plotë i Strazimirit

"Kush është?
Është ADN e "Policia që duam" , dmth:
- '97-sh, 
- i pluripermendur në raportin e opozitës për zgjedhjet e vitit 2001, si militant dhunues i komisionerëve dhe vëzhguesve të opozitës.
- kandidat për depuetet i PS në zgjedhje, e më tej militant i "Parttisë" deri ditën e rikthimit në pushtet në 2013
- rivishet si polic i "papolitizuar" me detyren shef kuadri (me të vjetrat) në Drejtorinë e Përgjithëshme të "Policia që duam" .
- Autor i mijëra shkarkimeve të paligjshme dhe ca më shumë pranimeve të paligjshme në piramidën e Policisë së Shtetit.
- Për shkak të moszbatimit të ligjit nga ana e tij, sot shteti ka borxh paga të prapambetura dhe vendime rikthimi në punë.
Por "merita" më e rëndësishme që paskësh patur, qenkësh kushti "sine qua non" që të bëhesh "i madh" nën këtë edvinëri: të paktën një vëlla kriminel ndërkombëtar!
Aktualisht, nëndrejton ruajtjen e "kufinjve të paprekshëm të Atdheut tonë Socialist" !!!!!!
'KAQË!!!!!
P.S. kush nuk e plotëson kushtin e të paktën një vëllai kriminel, e ka vendin....në burg!"