FOTO/ Dikur Ledri e kishte të dashur Dua Lipën, sot ai takohet me babain e saj

Disa vite më parë, kur ajo nuk kishte marrë akoma famën që ka tani, është përfolur gjatë se Ledri Vula dhe Dua Lipa kanë qenë në një lidhje diku nga viti 2013.

Edhe pse nuk është konfirmuar asnjëherë ky thashethem nga dy këngëtarët e njohur, sot ata janë miq shumë të mirë dhe janë shfaqur disa herë së bashku. E mesa duket, Ledri e njeh edhe familjen e këngëtares së suksesshme dhe madje ka festuar dje me ata.

Prindërit e Dua Lipës ndodhen këto ditë në Kosovë dhe ata kanë qenë duke festuar në një klub së bashku me Ledri Vulën, Faton Shoshin e miq të tjerë. Ndërkohë, Dua dhe Ledri Vula do të ngjiten për të performuar në të njëjtën skenë në “Sunny Hill Festival” që mbahet në gusht në Kosovë.