Zbulohet sherri/ Ja çfarë i tha Messi trajnerit të Argjentinës, formacionin e bëri...

Gazetari argjentinas, Ariel Sanosia ka zbuluar bisedën e tensionuar të Leo Messit me ish trajnerin, Sampaoli pas eliminimit nga Kroacia.

Pjesë e takimit ishin dy yjet, Messi e Mascherano, bashkë me Sampaolin dhe dy asistentët e tij, Sebastian Beccacece e Lionel Scaloni.

“Ne nuk mund të marrim më atë që ju e thoni. Asnjë futbollistë më nuk beson në ju. Ne duam të ndryshojmë këtë situatë” i ka thënë Messi, Sampaolit.

Pas gjysmë ore takim me tensione, në takim kishe ardhur edhe Claudio Tapia, presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës.

Në fund u arrit konsensusi që lojtarët ta bënin formacionin për ndeshjen me Nigerinë dhe ishte Mascherano lojtari që iu besua ky rol, që mori OK edhe të Sampaolit.