5 milionë dollarë në 5 minuta, Kim Kardashian çmend fansat me linjën e saj të re të parfumeve

Jo më kot është mbretëresha e rrjeteve sociale dhe duket se Kim Kardashian e ka treguar, se di ta shfrytëzojë shumë mire këtë aftësi për të bërë biznes.

Vetëm për 5 minuta, ajo ka arritur të mbledhë plot 5 milionë dollarë nga linja e re e parfumeve të saj “Kimoji Peach”, “Kimoji Cherry” dhe “Kimoji Vibes”.

Ajo ka zgjedhur rrjetet sociale për të reklamuar parfumet, ku një prej tyre kushton 40 dollarë. Sigurisht mënyra e reklamimit ka peshën e saj tek suksesi.