VIDEO/ 'Budalla' apo ‘praktik’, kreu i Bashkisë Shijak kthen shatërvanin në pishinë

Ditë të nxehta këto të korrikut.

E për shijaksit duket se është ngritur edhe një pishinë e improvizuar, pasi është një shatërvan në mes të qytetit, por që ka nisur të përdoret edhe si pishinë nga qytetarët.

E duket se kjo gjë i ka shkuar për shtat edhe kreut të bashkisë së qytetit të Shijakut, që nuk e ka vrarë gjatë mendjen që të marrë masa që shatërvani i vendosur në mes të qytetit të bëhet një pishinë për kalamajt kryesisht.

Për tu theksuar edhe fakti se në Shijak gjatë këtyre viteve, kreu i Bashkisë ka investuar vetëm në rrugën e shtëpisë së tij, e askund tjetër.