Kylie dhe Travis zihen keq në mes te Nju Jorkut, ajo e përzë nga hoteli

Megjithëse para disa ditësh ata pozuan për "GQ Magazine" me disa foto mjaft sensuale dhe ku dukej se ata ishin kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin, menjëherë sapo fiken kamerat, duket se gjërat mes Kylie dhe Travis nuk duken dhe aq mirë.

Çifti ka darkuar në Nju Jork por takimi nuk ka zgjatur shumë sepse menjëherë Travis ka dale me shpejtësi nga hoteli ku ata po qëndronin, me çantën e të gjitha rrobat e tij dhe dukej mjaft i acaruar.

Mesa duket ata janë zënë keq dhe Kylie e ka përzënë.

Prej disa kohësh përflitet se çifti ka probleme, e sidomos Travis i cili nuk është mësuar me vëmendjen e të qenit pjesë e klanit Kardashian.