", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Pas transferimit te Liverpooli, ja çfarë thotë Alisson për Romën

Pas transferimit te Liverpooli, portieri i ri i Liverpooli e ka falënderuar ish-klubin e tij, Romën.

 Ai ka thënë se ekipin italian do ta ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij.

Roma zyrtarizoi të enjten largimin e tij për 72.5 milionë euro, duke e bërë kështu Alissonin portierin më të shtrenjtë në botë.

“Në Romë i shijova dy vite të bukura; të ndryshme, të gjalla, por në fund plot me arritje,” ka shkruar Alisson në llogarinë e tij në tëitter.

“Ne po nisemi në rrugë të ndryshme, por dua të falënderoj të gjithë: klubit, lojtarët dhe të gjithë fansat që më motivuan të jap gjithçka në fushë.

“Në veçanti dua të falënderoj bashkëlojtarët, që kanë qenë në anën time për çdo betejë, çdo të mirë dhe të keqe, dhe kanë qenë të mrekullueshëm me mua që nga dita e parë. Ka qenë me të vërtetë një nder të luftoj përkrah juve djema!

“Gjithmonë do ta mbaj me vete këtë klub dhe këtë qytet në zemrën time.”

Për largimin e Alissonit është spekuluar për një kohë të gjatë pas sezonit 2017-2018, ku ai luajti rol të madh në arritjen e ekipit të tij deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.