Pogba ‘driblon’ Juventusin, ‘zgjedh’ Barcelonën

Pol Pogba duket se është shndërruar në një objektiv primar të Barcelona.

Sipas “Don Balon”, klubi spanjoll ka kontaktuar me Manchester United për të sjellë në “Camp Nou” lojtarin francez.

Stafi teknik nuk dyshon aspak tek aftësitë e lojtarit, madje mendojnë se ardhja e Pogbas do të ndryshojë cilësinë në ekipin katalanas.

Ndërkohë zyrat e klubit kanë nxjerrë një njoftim ku thuhet se Pogba do që të luajë për Barcelonën.

Megjithëse thuhet se negociata kanë filluar midis klubeve, problemi qëndron në çmimin që klubi anglez i ka vendosur lojtarit, plot 150 milionë euro që ta lërë të lirë.

Megjithatë në Spanjë shprehen se ai çmim ja vlen për mesfushorin francez.

Pak ditë më parë kampioni i Botës kishte shprehur dëshirën të rikthehej te Juventusi, por mesa duket tashmë gjërat kanë ndryshuar.