FOTO/ Sherr me thika në mes të qytetit, dy të plagosur në Vlorë

Një grup të rinjsh janë përfshirë në një sherr të ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”, përpara një lokali, në qytetin e Vlorës.

Fillimisht ata u përplasen verbalisht, por më pas u përdorën dhe thika.

Si pasojë e përplasjes edhe me thika e mjete të forta dy persona janë plagosur rënda dhe u dërguan në spital.

Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona për t’i marr në pyetje.

Nga dëshmitë e para bëhet fjalë për dy grupe në konflikt me njëri-tjetrin

Nuk bëhet me dije identiteti i personave të përfshirë në sherr dhe arsyeja e konfliktit, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.