Burri denoncon në Polici largimin e gruas me dy fëmijët nga shtëpia

Një burrë ka denoncuar në Polici, largimin nga shtëpia të bashkëshortes së tij.

Sipas denoncimit, gruaja ka marrë me vete edhe dy fëmijët e mitur të çiftit.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 19. 07. 2018, shtetasi S. A., vjeç 39, banues në Sarandë, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja M. A., vjeçe 29, banuese në Sarandë, me dy fëmijët e saj të mitur.