A do të kthehet Carlos Bacca te Milani? Ja çfarë po ndodh me sulmuesin

Carlos Bacca nuk do ta veshë fanellën e Milanit në sezonin e ri.

“Gazzetta dello Sport” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë në futbollin e Amerikës së Jugut.

Villarreali ka refuzuar kërkesën e Milanit për të paguar 15 milionë euro për qëndrimin e Baccës në La Ligë edhe pas skadimit të periudhës së huazimit.

Kjo ka vënë në lëvizje klube nga Amerika e Jugut, që synojnë transferimin e tij gjatë merkatos së verës.