FOTO/ Milani fiton betejën me UEFA-n, Bonucci reagon i pari me këtë mesazh

Leonardo Bonucci, kapiteni aktual i Milanit ka lënë një mesazh në rrjetin social “Twitter” menjëherë pas vendimit të CAS-it për lejimin e kuqezinjve për të marrë pjesë në Europë.

“Rifituam atë që morëm në fushë”, ishte mesazhi i qendërmbrojtësit.

Ai, së fundmi, është lidhur me një kalim te PSG, tratativa që sipas mediave italiani i frenoi vetë, për shkak se priste vendimin e UEFA-s.

Mesa duket tashmë gjërat janë më të qeta. Milan do të marrë pjesë ne Europë, financat janë siguruar nga fondi “Elliot” dhe të gjithë janë gati për një sezon të madh.

Në Milano pritet edhe një sulmues i madh, ku emrat më të lakuar janë Morata dhe Higuain.