Skandal seksual/ Futbollisti kalon natën me gruan e një gangsteri, zbulohet dhe...

Një futbollist i njohur i Premier League, ka paguar “qimet e kokës” te një gangster europian që t’i shpëtonte thyerjes së këmbëve, pasi kishte fjetur me gruan e këtij të fundit.

Lajmi është bërë me dije nga mediat britanike, të cilat thonë se emri i këtij ylli të Premier Ligës nuk dihet, por që sipas burimeve, ai është shumë i njohur dhe ka shumë ndikim në skuadrën që luan.

Futbollistit i është zbuluar skandali pasi një femër e cila mban pseudonimin Iamawagama në Instagram, iu përgjigj pyetjes se cila ishte “historia më skandaloze që prek një futbollist”.

Ajo u përgjigj: “Hmmmm …. Një futbollist i martuar ka kaluar natën në një hotel europian të bukur me një zonjë sexy (jo gruan e tij).

Burri i zonjës sexy qëlloi të ishte një gangster i madh europian. Futbollisti i ka paguar atij 100,000 paund që ajo që ka ndodhur të mund të “harrohet” dhe këmbët e tij të mos thyhen”, raporton “Daily Star”.