Pas akuzës së avokatit, reagon prokurori Ndoja: Nuk merrem me skenare, është e ….

Nje ditë më parë në Durrës është goditur një avokat. Ai pas ngjarjes lëshoi akuza ndaj një prokurori si iniciator i kësaj skene të dhunëshme.  

Por në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, Prokurori Arjan Ndoja, i akuzuar për ngjarjen e djeshme ndaj Ilia Ilas, ka mohuar akuzat në ngarkim të tij.

Mësohet se Ndoja është shprehur se : “Është e vërtetë qe kam patur një debat verbal me Ilian në një seancë gjyqësore, por për mua ky debat u mbyll aty. Skam asnjë lidhje me akuzat e bërë në drejtimin tim. Nuk merem me skenare”. Shkruna fax ëeb.

Ndoja u akuzua një ditë më parë nga Avokati Ilia Ilia për sulmin në drejtim të tij, ku avokati është sulmuar nga dy persona ende të paidentifikuar.

Pas mjekimeve të mara në Spitalin e Durrësit Ilia është larguar në banesën e tij.