FOTO/ Bashkëshortja e Granit Xhakës tregon se si e nis ditën çifti i famshëm

Granit Xhaka dhe Leonita janë bërë një nga çiftet më të përfolura në rrjete sociale.

Kjo sepse gjatë Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, Graniti mori vëmendje të madhe me golin që shënoi kundër Serbisë.

Pas kësaj, çdo postim i veçantë i Granitit dhe i bashkëshortes së tij është në fokus të mediave rozë, posaçërisht tani kur ndodhen në pushime.

Çifti kanë filluar ditën duke bërë ushtrime në palestër: “Duke punuar”, ka shkruar Leonita.

Graniti dhe Leonita para pak ditësh festuan 1 vjetorin e martesës.