Gjici mbledhje urgjente me stafin e Kukësit, u bllokon telefonat

Kukësi u kualifikua në turin e dytë të Champions Ligë, por për presidentin Gjici ky sukses i arritur me mjaft fat dhe vështirësi nuk mjaftoi.

Kreu i klubit ka filluar “avazin e vjetër”, teksa në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm ai ka thirrur stafin në mbledhje.

Pjesëmarrës kanë qenë të gjithë pjesëtarët e stafit, duke nisur nga drejtori Nexhipi e duke përfunduar te ndihmëstrajneri Rrahman Hallaçi.

Duke parë mundësinë e rrjedhjeve të informacioneve, sekretaria iu ka kërkuar drejtuesve telefonat celularë, e burime të sigurta për gazetën bëjnë me dije se të gjithë drejtuesit nuk e kanë refuzuar këtë kërkesë, por kanë zbatuar urdhrin, duke lënë telefonat celularë në sekretari.

Mbledhja ka nisur si gjithmonë me fjalimin e presidentit Gjici, i cili ka shfaqur shumë rezerva për takimin e dytë me Vallettën, por natyrisht dhe për të parin, ku në qendër të bisedës jo me tone normale ka qenë drejtori Nexhipi.