Arsen Wengerit i ofrohet stoli i Kombëtares që mori pjesë në Botëror

Kombëtarja e Japonisë dëshiron Arsene Wengerin si trajner të saj.

Wenger u largua nga Arsenali në fund të këtij sezoni pas 22 viteve, dhe menjëherë është lidhur me Real Madridin, PSG-në dhe Milanin kohën e fundit.

Ndërkohë Japonia e dëshiron me ngulm 68-vjeçarin që ta marrë detyrën e trajnerit.

Francezi pritet të marrë një skuadër, nëse nuk arrin të vendosë para fillimit të këtij sezoni atëherë gjasat që ai të largohet përfundimisht nga futbolli janë të mëdha.