'Fitova loton amerikane, pse nuk më jepni Vizë?! Ambasada e SHBA në Tiranë sqaron si 'mbarohen' Vizat

Dhjetra fitues të llotos amerikane në 2017-ën, por edhe në 2016-ën, duket se janë zhgënjyer nga Ambasada amerikane në Tiranë, e cila nuk u ka caktuar data për intervistë dhe s'i rrjedhim, ata s'mund të shpresojnë marrjen e vizave për SHBA.

Në sqarimin që konsullja e Ambasadës amerikane ka dhënë të enjten në Fb për qytetarët shpjegohet se pse 'mbarohen" vizat dhe rastet kur ndodh kjo. Nga ana tjetër, janë dhënë sqarime se ku ka arritur radha e intervistave për fituesit e sivjetshëm.