Ekstradohet në Turqi gazetari, gruaja akuzon qeverinë për veprim të paligjshëm

Serish debtae ne lidhje me akstradimet e personave të ndryshëm të kërkuar nga Turqia dhe te akuzuar nga ky shtet si nje lidhje e kundërshtarit të Erdogan.

Gruaja e gazetarit turk, Jusuf Inan, i cili u ekstradua nga Ukraina në Turqi më 15 korrik, thotë se burri i saj u arrestua dhe u dërgua në Turqi në mënyrë të paligjshme.

Inan ishte i kërkuar në Turqi si një anëtar i Lëvizjes së udhëhequr nga Fethullah Gulen, një predikues fetar që jeton në SHBA, të cilin Ankaraja e fajëson për përpjekjen e grusht-shtetit të vitit 2016.

Ai u arrestua dhe u dërgua në Turqi vetëm tre ditë pasi një anëtar tjetër i dyshuar i opozitës turke që jetonte në Ukrainë, Imam Salih Zeki Yigit, u ekstradua në Turqi në të njëjtën mënyrë të papritur që sugjeroi një shkelje të procedurave të rregullta të ekstradimit.

Ndërsa autoritetet ukrainase nuk komentojnë ekstradimin, gruaja e Inan, Kateryna Inan thotë se ishin oficerët e Sigurisë Shtetërore të Ukrainës (SBU) të cilët arrestuan burrin e saj.