Tifozët e Partizanit shpërthejnë ndaj drejtuesve: Ku shkoni me këtë ekip, blini lojtarë!

Partizani i tha lamtumirë Europës, teksa u mposht në të dyja sfidat nga sllovenët e Mariborit.

Edhe pse kundërshtari i përkiste një niveli të lartë, tifozët e kuq janë të zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës dhe kërkojnë përforcime në repartin e mbrojtës dhe atë të sulmit.

Sipas tyre situata është alarmante dhe klubi duhet të ndërhyjë në merkato për të ndërtuar një ekip pretendent.

“Ku do shkojmë me këtë ekip”, është një prej komenteve të tifozëve të kuq në faqen zyrtare të Partizanit në Facebook.