FOTO/ Gjendet varri i ri misterioz në Egjipt, ja çfarë ka brenda

Dy javë më parë, arkeologët në Egjipt gjetën një sarkofag masiv të granitit të zi në Aleksandri, të paprekur për 2000 vjet  dhe thashethemet shpejt filluan përhapeshin.

A mund të përmbajë eshtrat e udhëheqësit të lashtë grek Aleksandri i Madh, ose (më pak tërheqës) një mallkim vdekjeprurës?

Sipas ekspertëve të cilët tani e kanë hapur atë, nuk është asnjëra nga këto të dyja.

Në vend të kësaj, ajo zbuloi tre skelete dhe ujë ngjyrë kuqe-kafe, të cilat dhanë një erë të padurueshme.

Ministria e Antikave të Egjiptit kishte caktuar një komitet të arkeologëve për të hapur reliktin, i cili u zbulua në një shesh ndërtimi.

Sipas lajmeve nga mediat egjiptiane El-Watan, ata fillimisht hoqën kapakun e varrit vetëm nga 5 cm para se aroma shumë e rëndë ti detyronte ata të largoheshin nga skena e inspektimit tërësisht. Ata më vonë e çmontuan atë me ndihmën e inxhinierëve ushtarakë egjiptianë.