FOTO/ Bes Kallaku dhe Xhensila i bëjnë pritjen madhështore vogëlushes Ajka në shtëpinë luksoze

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj javën e shkuar u bënë për herë të parë prindër të vajzës së tyre, të cilën zgjodhën ta pagëzojnë me emrin Ajka.

Ata emocionuan me dedikim e tyre në rrjetet sociale gjithë fansat. Por tashëm janë publikuar disa foto, ku zbulohet mirëseardhje madhështore, që ata kanë organizuar për vogëlushen e tyre në shtëpi.

Çifti  janë treguar të kujdesshëm për çdo detaj dhe kanë zbukuruar shtëpinë e tyre me tullumbuce e dekorime të tjera, të cilat duken me të vërtetë të mrekullueshme.