Eliminohet Luftëtari, Ventspolis vijon rrugëtimin në Europa League

Ashtu siç pritej, Luftëtari është eliminuar nga turi i parë i Europa Leagues.

Ventspolis ka barazuar 3-3 në “Elbasan Arena” dhe në këtë mënyrë kanë kaluar në turin e dytë paraeliminator duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 8-3.

Golat në pjesën e parë u shënuan nga Shkurtaj (44’), Akinyemi (45+4’ dhe 45+8’), ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Luftëtari përmbysi rezultatin por në minutat e fundit u dorëzua.