Sondazhi nxjerr ne krye me diference te madhe opozitën Demokracia e Re
Sondazhi i fundit i realizuar në Greqi tregon se hendeku mes partisë kryesore dhe asaj opozitare, është 16 për qind.
Opozita që është Demokracia e Re fiton deri më tani 32% të votave, krahasuar me partinë që drejton vendin, Syryza që merr vetëm 16% . Në këtë drejtim midis dy partive ekstreme ka një përmbysje të madhe.
Surpriza e këtij sondazhi është se jashtë Parlamentit pritet që të mbetet partia “ANEL” e Pano Kahmenos, ministrit të sotëm të mbrojtjes, që me 2 % nuk siguron asnjë vend në Parlament.
Lidhur me pyetjen se kush mund të jetë kryeministri më i përshtatshëm i vendit, 41.5% e të anketuarve grekë nuk kanë një mendim. Për Kyriakos Mitsotakis janë 36%, ndërsa kryeministri aktual, Alexis Tsipras, vetëm 19.5% e preferojnë.
Në popullaritetin e liderëve politikë, i pari është Kyriakos Mitsotakis me 31% dhe i dyti Zoi Konstantopoulou (ish-kryetare e parlamentit) me 27.5%. Kryeministri aktual Alexis Tsipras, me 22%, kryetari i Partisë Komuniste, Dimitri Koutsouba me 22.5% dhe Fofi Genimata i PASOK me 20%.