Presidentja e Kroacisë qytetarja më e re e Beratit

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç tashmë është qytetarja me e re e Beratit.

Ajo është nderuar dy ditë më parë nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Beratit.

Sot vetë presidentja kroate nga Durrësi ka shkuar në Berat ku ka marrë çmimin e akorduar nga Këshilli Bashkiak, ndërsa nuk kanë munguar edhe fotot në qytet.